18.09.2026
Bota

KANADAJA KËRKON RIFILLIMIN E NDIHMËS PËR GAZËN

Qeveria e Kanadasë ka dënuar ashpër operacionet ushtarake izraelite kundër civilëve dhe punonjësve të ndihmës në Gaza, duke i cilësuar ato të papranueshme. Ministria e Jashtme kanadeze bëri thirrje për rifillimin e menjëhershëm të shpërndarjes së ndihmës humanitare të udhëhequr nga OKB-ja, ndërsa paralajmëroi se uria në Gaza ka arritur në nivele katastrofike.

“Situata çnjerëzore në Palestinë është e pafalshme. Faktori ndërkombëtar duhet të veprojë urgjentisht që Izraeli të ndalë sulmet ndaj popullatës së pafajshme,” thuhet në deklaratë.

Kanadaja ka paralajmëruar gjithashtu se po finalizon kërkesën për t’u bashkuar me padinë për gjenocid të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.