18.09.2026
Sociale

ZJARRET NË KALASË TË DELVINËS RREZIKOJNE ZONAT E BANUARA

Situata nga zjarret në vend mbetet serioze, sidomos në Kalasë të Delvinës, ku era e fuqishme po përhap flakët drejt zonave të banuara. Në terren janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës të Bazas së Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, po ndjekin nga afër operacionin për mbrojtjen e banorëve dhe minimizimin e rrezikut.

Ndërkohë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, ndodhet në zonën e Qafës së Buallit dhe Planit të Bardhë në Bulqizë, ku drejton shuarjen e dy vatrave aktive. Ai njoftoi se 35 forca të FA janë në terren dhe se janë marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve, nëse lind nevoja.

FA po punojnë paralelisht edhe në qarqet Dibër, Lezhë, Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Korçë për menaxhimin e situatës së zjarreve, në koordinim me autoritetet vendore dhe emergjencat civile.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.