
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar sërish mbi reformimin e Kodit Penal, duke theksuar se korrupsioni duhet të trajtohet vetëm mbi bazë faktesh konkrete dhe jo mbi “llafe” apo “premtime”.
“Korruptimi është një formë vjedhjeje, e cila nuk mund të ekzistojë pa një ‘plaçkë këmbimi’, pra pa para apo pasuri të dhëna e të marra. Nuk mund të ketë korrupsion vetëm me fjalë,” shkruan Manjani.
Ai thekson se individët që detyrohen të japin ryshfet për të marrë një shërbim nuk duhet të trajtohen si kriminelë, por si viktima. “Nuk shkon që hallexhiu të shpallet kriminel,” shprehet ai.