18.09.2026
Sociale

AKSION NË VELIPOJË: POLICIA LIRON HAPËSIRAT PUBLIKE, SEKUESTROHEN SHEZLONGËT PA LEJE

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Shkodrës, ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Velipojës, duke synuar garantimin e një sezoni turistik të rregullt dhe të sigurt për pushuesit.

Në njoftimin e bërë publik, u bë e ditur se gjatë kontrolleve në vijën bregdetare është konstatuar një tjetër rast i zënies së hapësirës publike me shezlongë të vendosur pa miratimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Policia ka ndërhyrë duke liruar zonën dhe duke sekuestruar pajisjet e vendosura në kundërshtim me ligjin.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i forcave policore, duke theksuar se në Velipojë “është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë”.

Aksione të ngjashme janë zhvilluar edhe në zona të tjera bregdetare gjatë sezonit veror, me qëllim frenimin e rasteve të zënies së hapësirave publike dhe rritjen e standardeve të shërbimeve turistike.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.