18.09.2026
Sociale

ZJARRET NË SHQIPËRI NË KONTROLL, VETËM NJË VATËR AKTIVE NË SKRAPAR

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata nga zjarret në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm në 24 orët e fundit, falë reshjeve të shiut. Aktualisht, vetëm një vatër mbetet aktive në fshatin Spatharë, Skrapar.


Në Klos janë djegur 120 ha në zonën e Planit të Bardhë dhe Malit të Allushit, ndërsa 350 ha të tjera janë përfshirë nga flakët. Në Mat janë shënuar 20 ha të djegura dhe 499 ha të përshkuara.

Zjarret në Xibër, Gurë-Lurë dhe Qafën e Buallit janë shuar, me 55 ha të djegura në Dibër dhe 22 ha në Bulqizë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.