18.09.2026
Ekonomi

SHQIPËRIA E PARA NË BALLKAN PËR POLITIKAT E GJELBËRTA

Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për përputhshmërinë me politikat e gjelbërta të BE-së, sipas raportit të fundit të OECD “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025”. Vendi ka arritur 103 pikë, duke kaluar mesataren e BE-së (100 pikë) dhe shumëfishuar atë të rajonit (47 pikë).

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi se ky sukses lidhet me përfshirjen e objektivave të qëndrueshmërisë në politikat kombëtare dhe sektoriale.

“Ky rezultat na jep mundësinë të udhëheqim tranzicionin e gjelbër rajonal dhe të tërheqim investime të qëndrueshme,” – tha Gonxhja.

Ministria e Ekonomisë ka shpallur angazhimin për të thelluar politikat e gjelbërta dhe për të rritur mundësitë e financimeve të qëndrueshme nga BE dhe institucionet ndërkombëtare.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.