18.09.2026
Rajoni

DËNOHET ME 15 VJET BURG SERBI PËR VRASJEN E TRE CIVILËVE NË PRIZREN

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vite burg Millosh Pleskoviçin për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. Pleskoviç, ish-anëtar i forcave serbe, u shpall fajtor për vrasjen e tre shqiptarëve më 1 shtator 1998 në Prizren, përfshirë dy vëllezër binjakë.

Familjarët e viktimave e cilësuan vendimin si shumë të butë. “Mi ka mbytur dy djemtë Milloshi… Shpirti po më digjet,” tha nëna e tyre, Mihrije Dacaj.

Avokati i familjarëve, Gent Gjini, kritikoi gjykimin me ligjin e Jugosllavisë, duke e cilësuar si diskriminim, pasi ai nuk reflekton seriozitetin e krimeve.

Reagime pati edhe nga Zyrja për Kosovën në Qeverinë serbe, që e cilësoi vendimin si “politik dhe të pabazuar.”

Gjatë luftës në Kosovë (1998–1999) u vranë mbi 13 mijë persona, ndërsa mbi 1,600 të zhdukur ende nuk janë gjetur.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.