
Transporti ajror në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, si në volum mallrash ashtu edhe në numër pasagjerësh, sipas të dhënave zyrtare.
Volumi i mallrave të transportuar, përfshirë postën, arriti në 798.6 tonë, një rritje prej 42.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prej tyre, 67.5% ishin mallra të hyrë dhe 32.5% të dalë.
Numri i pasagjerëve që udhëtuan me linja ajrore tejkaloi 3 milionë, me një rritje prej 6% krahasuar me vitin 2024.
Volumi i tregtisë ajrore (eksport-import) arriti në 583 tonë, në rritje me 2.3% në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, mallrat e importuara përbënin vetëm 0.02% të totalit të mallrave të importuara në vend.
Në këtë periudhë, në transportin ajror operuan 29 shoqëri – 28 të huaja dhe vetëm një shqiptare. Hapësira ajrore regjistroi 110.073 fluturime, 83.2% e të cilave ishin mbikalime.