18.09.2026
Bota

FILLON SOT SKEMA E RE BRITANI-FRANCË PËR KTHIMIN E MIGRANTËVE

Hyn sot në fuqi marrëveshja pilot mes Britanisë dhe Francës për shkëmbimin e migrantëve që kalojnë ilegalisht Kanalin. Skema “një brenda, një jashtë” u nënshkrua javën e kaluar dhe lejon kthimin në Francë të azilkërkuesve që mbërrijnë ilegalisht në Britani, në këmbim të pranimit nga Mbretëria e Bashkuar të migrantëve me lidhje të verifikuara në vend.

Skema pritet të sjellë ndalimet e para brenda javës, me rreth 50 kthime javore të parashikuara fillimisht. Azilkërkuesit që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme dhe nuk përmbushin kriteret do të kthehen në Francë, ndërsa aplikantët e rregullt do të pranohen pas verifikimeve të dokumentacionit dhe sigurisë.

Marrëveshja do të zgjasë deri në qershor 2026 dhe synon të frenojë kalimet ilegale me varka, duke goditur rrjetet e kontrabandës njerëzore.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.