18.09.2026
Bota

NETANYAHU KËRKON DORËHEQJEN E SHEFIT TË SHTABIT TË USHTRISË IZRAELITE

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar dorëheqjen shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, për shkak të mospajtimit mbi strategjinë në Rripin e Gazës.

Sipas burimeve të mediave izraelite, përplasja erdhi pasi Zamir ka kundërshtuar planin e Netanyahut për pushtimin e plotë të Gazës, përfshirë ndërhyrjet tokësore në zonat ku dyshohet se mbahen pengje izraelite. Kryeministri mësohet t’i ketë thënë Zamirit se nëse pushtimi total nuk është prioriteti i tij, atëherë ai duhet të japë dorëheqjen.

Kjo përplasje ndodh në një kohë kur qeveria izraelite përballet me kritika të ashpra ndërkombëtare për ofensivën në Gaza dhe trajtimin e çështjes së pengjeve. Pavarësisht presionit ndërkombëtar, Netanyahu duket i vendosur të çojë përpara strategjinë e tij ushtarake.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.