18.09.2026
Turizëm

FRANCEINFO: SHQIPËRIA, “EL DORADO” E RE E TURIZMIT EVROPIAN

Shqipëria është shpallur “El Dorado e re për pushuesit” nga stacioni francez Franceinfo, në rubrikën “Ne, evropianët”. Me një rritje prej 80% të turistëve në pesë vite dhe 12 milionë vizitorë në 2024, vendi po përjeton një bum turistik të paprecedentë.

Ujërat bruz, historitë antike dhe trashëgimia komuniste, përfshirë bunkerët e shndërruar në muze, po tërheqin turistë nga e gjithë bota. Influencerë dhe agjenci po e promovojnë Shqipërinë si një destinacion të lirë dhe “të pazbuluar”, sidomos për audiencat e reja në rrjetet sociale.

Nga Karaibet në TikTok, Shqipëria po ngjitet në hartën turistike si një perlë e re mesdhetare.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.