
Avokatët e Ilir Metës, presidentit të Partisë së Lirisë, depozituan sot në GJKKO kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë. Sipas tyre, pas përfundimit të hetimeve nga SPAK dhe komunikimit të akuzave, paraburgimi i mëtejshëm është i pajustifikuar proceduralisht.
Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, lidhur me hetimet për dosjen CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA. Ai akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie. Vetë Meta i ka cilësuar akuzat si politike dhe të pabazuara në fakte penale.