18.09.2026
Rajoni

KURTI–SORENSEN DISKUTOJNË PËR VERIUN DHE ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË OHRIT

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ku u diskutua gjendja në veri të vendit dhe hapat drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Kurti informoi për politikat e punësimit dhe mbështetjen për komunat me shumicë serbe, ndërsa ngriti shqetësimin për kërcënimet nga Beogradi dhe arrestimet e qytetarëve kosovarë gjatë kalimit në Serbi.

Sorensen theksoi se situata aktuale politike mund të ndikojë në ritmin e dialogut, duke e konsideruar takimin pjesë të angazhimeve të tij të rregullta në kuadër të mandatit evropian.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.