
Miliona punëtorë në BE vazhdojnë të fitojnë paga minimale, që kanë për qëllim të sigurojnë një standard jetese bazë. Megjithatë, nivelet shpesh nuk përputhen me inflacionin. Sipas të dhënave të Eurostat, paga minimale mujore në BE për vitin 2025 varion nga 551 euro në Bullgari deri në 2,704 euro në Luksemburg.
Kur përfshihen vendet kandidate për në BE, si Shqipëria, Ukraina ka pagën minimale më të ulët, me vetëm 164 euro. Disa shtete të BE-së, përfshirë Itali, Danimarkë, Suedi, Austri dhe Finlandë, nuk kanë një pagë minimale kombëtare.
Në një analizë të Euronews, përveç pagës nominale, është analizuar fuqia blerëse dhe si ndryshojnë pagat minimale nga një vend në tjetrin. Dallimet janë të mëdha, dhe Eurostat ka grumbulluar vendet në katër grupe pagash:
- Grupi i lartë (mbi 1,500 €): Luksemburgu kryeson me 2,704 euro, pasuar nga Irlanda (2,282 euro), Holanda (2,246 euro), Gjermania (2,161 euro) dhe Belgjika (2,112 euro). France ofron 1,802 euro.
- Grupi i mesëm (1,000 – 1,500 €): Disa vende janë pak mbi pragun prej 1,000 eurosh.
- Grupi i ulët (600 – 999 €): Përfshin disa shtete të Evropës Lindore dhe Qendrore.
- Grupi shumë i ulët (nën 600 €): Ky grup përfshin vende kandidate për në BE, si Maqedonia e Veriut (584 euro), Turqia (558 euro), Bullgaria (551 euro), Shqipëria (408 euro), Moldavia (285 euro) dhe Ukraina (164 euro).
Harta e pagave tregon ndarjen e fortë midis Evropës Perëndimore dhe Lindore. Pagat më të larta janë në Evropën Perëndimore dhe Veriore, ndërsa grupet më të ulëta janë kryesisht në Lindje dhe Ballkan.