
Zjarre të pakontrolluara në jug kanë detyruar evakuime urgjente në Poliçan (Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik, Panarit dhe “Balloll”), ndërsa masa të ngjashme po zbatohen në fshatra të Gramshit. Një 80-vjeçar humbi jetën nga asfiksia.
Flakët janë afruar te Kardhikaqi (Delvinë), ku Dropulli po monitoron me dronë; vatra aktive raportohen në Koshtan (Memaliaj) dhe Lekël (Tepelenë), ku u dogj Kisha Ortodokse Shën Ilia, monument kulture i kat. II. Zjarri po ngjitet drejt majës së Golikut, duke rrezikuar Malëshovën (Këlcyrë). Autoritetet thonë se ndërhyrja vështirësohet nga terreni dhe temperaturat e larta.