
Kancelari austriak Christian Stocker, pas samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë në maj, zhvilloi vizita në Podgoricë dhe Beograd, duke theksuar mbështetjen e Austrisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“E ardhmja juaj është në BE… por pa kompromise në sundimin e ligjit, lirinë e protestës dhe të drejtat e njeriut,” tha ai, duke e lidhur ecurinë e anëtarësimit me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi dhe përparimin në dialog.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se Beogradi kërkon zgjidhje përmes dialogut me Prishtinën, por akuzoi kryeministrin Albin Kurti për arrestime të përditshme të serbëve. Ai tha se nuk do të kandidojë sërish për president, nuk synon ndryshim të Kushtetutës dhe premtoi shpallje të parakohshme të zgjedhjeve parlamentare.