18.09.2026
Sociale

POLICIA: 137 TË DYSHUAR PËR ZJARRVËNIE; 46 NË PRANGA, 91 TË PROCEDUAR

Policia e Shtetit thotë se nga qershori deri sot janë identifikuar 137 të dyshuar për zjarrvënie; 46 janë arrestuar dhe 91 janë proceduar penalisht. Apeli i saj: të mos digjen mbetje bujqësore apo të pastrohet territori me zjarr pa njoftuar autoritetet.

Sipas Policisë, Forcat Kombëtare të Sigurisë “Shqiponja”, patrullat dhe forcat operacionale janë në terren për të ndihmuar evakuimet dhe shuarjen e vatrave në zonat e prekura.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.