
Sot në Alaska do të mbahet takimi historik Trump–Putin. Takimi do të mbahet në bazën ushtarake Joint Base Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska, një vend shumë i sigurt dhe logjik për praninë e Putinit, duke shmangur çdo rrezik për arrestimin e tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, pasi SHBA nuk është anëtare e kësaj gjykate.
Pra, armiku i dikurshëm rus vjen në Alaska, por jo me madhështinë që servirin ruso-mëdhenjtë. Vladimir Putin është lideri i parë rus që viziton Alaskën dhe takohet me presidentin amerikan Donald Trump në bazën e siguruar Elmendorf-Richardson, që ende përdoret për të “kapur” avionë rusë. Për një ditë, Alaska bëhet sërish vendi ku përballen dy superfuqi.
Ndërsa analistët diskutojnë për një paqe të mundshme në Ukrainë apo për një marrëveshje të re si në Jaltë, Evropa është shumë skeptike për gjithë këtë zhurmë. Le të presim rezultatet e sotme të këtij takimi shumë të mirëpritur.