18.09.2026
Rajoni

KOSOVË: AKTAKUZË PËR KRIME LUFTE NDAJ 21 TË PANDEHURVE

Prokuroria Speciale dorëzoi në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktakuzë për krime lufte ndaj 21 të pandehurve, e ngritur në mungesë pas hetimeve shumëvjeçare, tha kryeprokurori Blerim Isufaj. Emrat nuk u bënë publikë për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Sipas prokurorit Atdhe Dema, aktet e imputuara përfshijnë shkatërrim sistematik të pronës civile, djegie banesash e infrastrukture, sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve, përndjekje e ndalime arbitrare, duke rezultuar në dëbimin e detyruar të 863 mijë civilëve shqiptarë gjatë janar–qershor 1999.

Prokuroria thotë se të pandehurit dinin ose kishin arsye të mjaftueshme për të ditur se pjesëtarët e Ushtrisë së atëhershme të RFJ dhe Policisë së Serbisë kishin kryer shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.