
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, shpalli mbajtjen e një referendumi në fund të shtatorit, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Bosnjes ia hoqi mandatin.
Vendimi pasoi dënimin e tij me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim funksionesh për mosrespektim të vendimeve ndërkombëtare. Dodik e quajti referendumin “rrugë për kthimin te Marrëveshja e Dejtonit”.
Gjykata e Bosnjes pritet të japë vendimin përfundimtar mbi ankesën e tij. Nëse rrëzohet, do të shpallen zgjedhje të reja për presidentin e RS-së brenda 90 ditësh.
Dodik ka kërcënuar më herët me referendume, por i vetmi i mbajtur në 2016 u shpall jokushtetues.