
Ushtria izraelite po përgatitet të zgjerojë fushatën tokësore në Rripin e Gazës, duke miratuar planet për thirrjen e dhjetëra mijëra rezervistëve.
Burime ushtarake bënë të ditur se operacionet e reja do të fokusohen në disa nga zonat më të dendura të Qytetit të Gazës, ku Hamasi vijon të jetë aktiv. Aktualisht trupat izraelite janë duke vepruar në lagjet Zeitoun dhe Jabaliya, duke hapur rrugën për fazën e re të ofensivës.
Sipas të njëjtave burime, rreth 50,000 rezervistë do të thirren gjatë muajit të ardhshëm, duke e dyfishuar numrin e trupave rezerviste aktive. Ende nuk është e qartë kur do të nisë zyrtarisht operacioni, ndërsa pritet që shefi i shtabit ta miratojë brenda ditëve të ardhshme.