
Kryeministri Edi Rama tha se aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk është i përkohshëm, por pjesë e një faze të re të riorganizimit urban në Tiranë dhe qytete të tjera. Ai theksoi se objektivi është krijimi i qyteteve më funksionale, më të pastra, më të gjelbra dhe me shërbime më të afërta me komunitetin.
Rama e quajti këtë proces “Rilindja Urbane 2.0”, duke paralajmëruar se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që cenon cilësinë e jetës përmes zaptimit të hapësirave publike.
Qytetarët janë ftuar t’i lirojnë vullnetarisht hapësirat, ndërsa në rastet kur kjo nuk ndodh, po ndërhyjnë strukturat shtetërore.