18.09.2026
Rajoni

PËRKUJTOHEN 224 VIKTIMAT E MASAKRËS NË SHKËMBINJTË KORIÇANSKE

Në Bosnjë e Hercegovinë u mbajt një ceremoni përkujtimore për 224 civilët boshnjakë dhe kroatë të ekzekutuar nga forcat serbe më 21 gusht 1992 në shkëmbinjtë Koriçanske.

Të afërm të viktimave dhe zyrtarë vendosën 224 trëndafila nga lartësia 300 metra, në nder të të vrarëve që fillimisht u qëlluan në shpinë, më pas u hodhën nga shkëmbi dhe mbi trupat e tyre u hodhën bomba.

Për këtë masakër, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ka dënuar 11 persona me gjithsej 200 vjet burg.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.