18.09.2026
Sociale

MBI 500 USHTARAKË SHQIPTARË NË MISIONE NDËRKOMBËTARE

Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë aktualisht të angazhuar në misione të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi përmes një postimi se efektivët e Batalionit të Parë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut po shërbejnë në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s në misionin e Novo Selos, Bullgari.

Ushtarakët shqiptarë kanë marrë pjesë ndër vite në misione ndërkombëtare në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Irak, Afganistan, Çad, Mali, Sudan i Jugut, Letoni, si edhe në Detin Egje dhe Gjeorgji.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.