
Departamenti Amerikan i Thesarit ka hequr nga lista e sanksioneve Nebojsha Kariqin dhe kompaninë Dana Holdings, të regjistruar në Qipro dhe të lidhur me familjen serbe Kariq.
Familja Kariq, e njohur për mbështetjen e saj ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitet ’90, ishte sanksionuar në vitin 2021 si pjesë e masave kundër Bjellorusisë. Sipas autoriteteve amerikane, kompania përfitonte nga marrëdhëniet e ngushta me presidentin bjellorus Aleksandar Lukashenko.
Me vendimin e fundit, SHBA-të e kanë larguar Nebojsha Kariqin dhe kompaninë nga lista e zezë, duke mbyllur një kapitull që prej katër vitesh lidhej me akuzat për mbështetje ndaj regjimit bjellorus.