
Ish-presidenti i vendit dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GJKKO vendimin e Shkallës së Parë që i la në fuqi masën “arrest në burg”.
Gjykata e Posaçme kishte argumentuar se pozita e tij është rënduar me marrjen zyrtarisht të statusit të të pandehurit dhe se ekziston rreziku të prishë provat ose të intimidojë dëshmitarët.
Meta, nëpërmjet avokatit të tij, e cilëson këtë një alibi, duke thënë se pas mbylljes së hetimeve “manipulimi i provave” është i pamundur dhe dëshmitarët tashmë kanë depozituar dëshmitë e tyre.
Në fillim të gushtit SPAK mbylli hetimet dhe kaloi dosjen për gjykim. Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.