18.09.2026
Politike

KOLEGJI ZGJEDHOR: MANDATI I TAKON ANA DAJKOS

Kolegji Zgjedhor vendosi që mandati i vetëm i fituar nga koalicioni “Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit i përket Ana Dajkos. Me këtë vendim përfundon përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për të drejtën e mandatit.

Çështja u ngrit pasi një firmë e dërguar nga Zeqir Kordhoni, i afërm i Shabanit, për heqje dorë nga lista e mbyllur, u konsiderua e pavlefshme. Plani mes palëve ishte që familjarët në listat e mbyllura të tërhiqeshin, në mënyrë që gara të zhvillohej vetëm me listat e hapura, por Kolegji vendosi ndryshe.

Ky vendim hap rrugën për certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve. Mandati aktual i Kuvendit mbyllet më 9 shtator, ndërsa parlamenti i ri pritet të nisë punimet brenda 10 ditësh. Seancën konstituive do ta drejtojë deputeti më i vjetër në moshë, Sali Berisha, 81 vjeç. Në rast refuzimi, drejtimin e marrin Tritan Shehu ose Vasil Llajo.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.