
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka propozuar krijimin e një fondi vjetor prej 10 milionë euro për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Ai tha se paratë do të shkonin për infrastrukturë, vende pune, bujqësi, arsim dhe aktivitete shoqërore e sportive, duke theksuar se këto komuna janë lënë ndër më të varfrat e vendit.
Analisti politik Nehat Hyseni e quajti nismën “akt guximi”, duke shtuar se Serbia mohon të drejta bazike shqiptarëve të Luginës, ndërkohë që i kërkon ato për serbët në Kosovë.
Ndërsa veprimtari Refik Hasani paralajmëroi se pa presion ndërkombëtar Beogradi nuk do ta miratojë fondin. Ai tha se shuma është modeste pas mbi 25 vitesh pa investime dhe sugjeroi që çështja të adresohet në BE dhe OKB, duke kërkuar mbështetje nga fondet ndërkombëtare.