
Izraeli ka goditur sërish Rripin e Gazës duke vrarë mbi 20 persona, një ditë pasi pesë gazetarë u vranë në Khan Younis. Viktimat përfshijnë fëmijë dhe anëtarë familjesh, sipas burimeve mjekësore.
IDF shprehu keqardhje dhe njoftoi hetim për sulmin që vrau gazetarë të Reuters, NBC, Al Jazeera dhe Associated Press. OKB reagoi: “Spitalet dhe gazetarët nuk janë shënjestra.” Presidenti amerikan Donald Trump e dënoi sulmin.
Ndërkohë në Izrael protestuesit bllokuan autostradën Ayalon në Tel Aviv, duke kërkuar pranimin e marrëveshjes për lirimin e pengjeve. Demonstrata pritet të kulmojnë në mbrëmje me një marshim masiv.
IDF (Forcat e Mbrojtjes Izraelite) tha se plani për lirimin e pengjeve i është dorëzuar kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe se e mbështet, duke u shprehur kundër pushtimit të Gazës.