
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka miratuar projektin për rijetëzimin e Shpellës së Spilesë në Himarë. Punimet do të nisin në shtator–tetor dhe përfshijnë rrethim mbrojtës, panele informuese dhe ndriçim dekorativ.
Institucioni thekson se Shpella, si Monument Kulture i Kategorisë së Parë, mbetet nën mbrojtje të plotë dhe nuk do të tolerohet asnjë zaptim abuziv.
Ministria hodhi poshtë pretendimet se ajo po kthehet në pronë private, duke sqaruar se ndërhyrjet do të bëhen vetëm mbi bazën e projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Në afërsi do të ketë rikualifikime urbane për të rritur vlerat turistike të zonës.