18.09.2026
Politike

LAPAJ SHPREHET I ZHGËNJYER NGA SHABANI

Të hënën, Kolegji Zgjedhor i dha mandatin Ana Dajkos, duke lënë jashtë Kuvendit Adriatik Lapajn. Vendimi thelloi përplasjen mes tij dhe ish-aleatit Endri Shabanit.

Lapaj tha në “News 24” se ndihet i tradhtuar nga Shabani, të cilin e quajti mik të ngushtë prej 12 vitesh. “Ka ngrënë bukë në shtëpinë time, nuk e prisja këtë nga ai,” u shpreh ai.

Sipas Lapajt, beteja e tij ka qenë për lista të hapura dhe jo për një mandat të vetëm. Ai theksoi se lëvizja “Shqipëria bëhet” do të vazhdojë betejën politike jashtë parlamentit.

Ai zbuloi gjithashtu se ka refuzuar dy oferta nga mazhoranca për t’u bërë pjesë e qeverisë, duke thënë se nuk pranon të bëhet palë me një pushtet që “krijon fasadë demokracie”.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.