18.09.2026
Politike

BERISHA NUK MUND TË JETË MË KRYETAR I PD PAS HUMBJES SË 11 MAJIT, THOTË AVOKATI I NJOHUR

Avokati Romeo Kara tha se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Në një intervistë për ABC News, Kara u shpreh se Berisha vijon të përdorë një retorikë për të justifikuar humbjen, por kjo është e kotë. Sipas tij, Berisha e ka marrë peng PD-në, ndërsa statuti i partisë është i qartë: kryetari që humbet zgjedhjet e përgjithshme duhet të japë dorëheqjen.

“Ligjshmëria e tij brenda partisë ka rënë. Demokratët duhet të çohen dhe të kërkojnë respektimin e statutit të PD-së,” tha Kara.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.