
Një ditë pas miratimit në Kuvend, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e kabinetit të ri u betuan sot në Presidencë në një ceremoni që nisi në orën 10:00. Pas betimit, pritet të zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë, duke shënuar nisjen zyrtare të mandatit të katërt të Ramës.
Seanca e së enjtes në Kuvend u mbyll mes tensioneve dhe zgjati vetëm 25 minuta, pasi opozita kundërshtoi ndërhyrjen e ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”, gjatë fjalimit të kryeministrit. Qeveria u miratua me 82 vota pro.
Kabineti i ri qeveritar:
- Edi Rama, Kryeministër (dhe drejtues i Ministrisë Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”)
- Belinda Balluku, Zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Albana Koçiu, Ministre e Brendshme
- Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
- Petrit Malaj, Ministër i Financave
- Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
- Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
- Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Arsimit
- Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
- Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
- Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
- Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
- Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
- Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
- Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore
- Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
- Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin