
Siria ka njohur pavarësinë e Kosovës, njoftoi presidentja Vjosa Osmani pas takimeve në Riad me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.
“Sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës,” shkroi Osmani në rrjete sociale, duke falënderuar presidentin sirian Al Sharaa për vendimin.
Ajo e quajti këtë “njohje të sakrificës së shumë brezave për liri” dhe theksoi se Kosova tashmë njihet nga 120 shtete.