
Nga Zenel Çeliku

Një ditë më parë Kuvendi I Kosovës nuk mundi të votoi për qëverinë e saj mbasi polarizimi
politik dhe akrobacitë Kurti & Osmani janë të pa papërgjegjshme dhe kurrsesi në interes të
Kosovës.
Glauk Konjufca nuk i siguron votat e nevojshme për kryeministër, për pasoj Kosova është drejt
zgjedhjeve të parakohshme të reja parlamentare, gjithashtu buxheti I vitit 2026 është I pa
miratuar. Kjo sjell një pasojë të madhe sepse ngelen pa paga mbi 100 vijë nënpunës publik, po
ashtu ushtrija, policia dhe të gjitha hallkat e tjera shtetërore ngalen pa paga mujore. Të gjithë e
kanë mirë të qartë se Kosova dhe populli I saj nuk e kanë luksin që të shkojnë në zgjedhje të reja,
por politika në Kosovë nuk shikon interest e popullit, por ata në mënyrë të papërgjegjshme
shikojnë interest partiake dhe luftë të tmërshme për pushtet, sepse nga pushteti burojnë të mirat
materiale për ata.
Deputetët e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës nuk i kanë dhënë mbështetjen e
nevojshme mandatarit të dytë për formimin e qeverisë së re në Kosovë, Glauk Konjufcës.
Konkretisht, për Konjufcën kryeministër votuan vetëm 56 deputetë, 53 deputetë votuan kundër
dhe 4 abstenuan. Për cudinë e opinionit popullor, Konjufca i mandatuari për formimin e qeverisë
së re, para deputetëve paraprakisht përmendi disa nga arritjet e Kosovës në vitet e fundit dhe
theksoi se pa një qeveri të re me Vetë Vendosjes (VV), vendi e ka të sigurt vetëm thellimin e
krizës aktuale. Është fjalim I çudintshëm sepse Kosova nën qeverinë e VV e izoloi vëndin nën
sanksione nga BE dhe marëdhënie të prishura me partnerin historik Amerikën, e cila e çliron
nga terrori Millosheviçit. E si paska pas arritje Kosova nën qeverisjen e VV me Kurtin
Kryeministër e me Osmanin president !!!? E gjithë kjo situatë e papërgjegjshme politike në
Kosovë vjen si pasojë e pazareve të pista ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit të cilët seicili
prej tyre kalkulon veprimet e tyre për interesa personale. Por, pazaret e dyshes Kurti & Osmani
kanë mbaruar mbasi asnjëri nga të dy nuk do të kenë asnjë mundësi për pushtet të mëtejshëm.
Çudi është për presidenten e cila vrapoi për të kapur presidencën, fill të nesërmen kur Z. Ashim
Thaçi vullnetarisht si “Burrë Shteti” u nis për në Hagë. Tani Kosova ndodhet përpara dy palë
zgjedhje të përgjithshme. Kosova do të shkoi në zgjedhje të reja në Dhjetor 2025, por me siguri
Kosova nuk mundet t’i shmangë zgjedhjet e tjera kur do të kërkohet zgjedhja e presidentit e saj.
Për popullaritet fals, VV po përpiqet që t’i shmangë zgjedhjet e reja në Dhjetor 2025, prandaj
një ditë më pare bëri ftesën për koalicion qeverisës për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK),
tentimin për formimin e komisioneve parlamentare për votimin e urgjencave kombëtare, si dhe
tani me tentimin e dytë për formimin e qeverisë. Ky mashtrim nuk arriti që të plotësoi planet e
VV për pushtet. Përpara kësaj situate të shfrenuar për pushtet, tani Presidentja Osmani në ditët në
vijim pa tjetër do të shpallë datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme parlamentare të cilat,
sipas kushtetutës, nuk duhet të mbahen më vonë se 45 ditë. Kështu, sot Osmani ka ftuar partitë
politike parlamentare në konsultime për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Takimi Osmani
dhe liderët e partive politike parlamentare duket vendimtar për përcaktimin e hapave të
mëtejshëm drejt organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare. Ky zhvillim politik vjen pas dështimit të dytë për kryeministër nga VV.
Takimi i thirrur nga presidentja Osmani pritej të
ishte përcaktues për hapat e më mëtejshëm drejt organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare.
Personalisht me përvojën politike që kam, isha I bindur se forcat politike në Kosovë nuk do të
pranonin që vëndi të qeverisej sërish nga VV e cila e izoloi Kosovën ndërkombëtarisht dhe
kështu ndodhi. Pra, sipas parashikimit tim dhe sipas informacioneve të fundit nga Kosova, takimi
Osmani dhe liderët e partive politike nuk sollën dakordësi politike ndërmjet palëve, ndaj në
dëshpërim e sipër, Vjosa Osmani sot paradite ka nënshkruar vendimin për shpërndarjen e
Kuvendit të Kosovës. Kjo ndodhi pak minuta pas takimit të thirrur me liderët e partive politike
parlamentare. Sigurisht Osmani nuk pati zgjidhje tjetër dhe e zhgënjyer se presidenca e saj nuk
do të zgjasë më shumë se në Marsin e 2026, firmosi pa ekuivok shpërndarjen e Kuvendit.
Pa dyshim, ky është fruti I paçavures politike të gatuar nga Kurti & Osmani të cilët gjatë
pushtetit të tyre katër vjeçar tregun se në politikën e jashtme kanë dështuar me turp duke e
snksionuar Kosovën nga BE dhe SHBA-të, por duke kujtuar se, edhe me Tiranën zyrtare krijuan
një çarje ndërmjet vëllezërve dhe kjo, vetëm e vetëm për kapriço politioko ndërmjet
udheheqësve.
Më tej, si shumë e shumë analistëve edhe mua më ka bërë shumë përshtypje negative se, si
Osmani dhe Kurti nuk përmënden asnjë herë kater udheheqësit e UÇK të cilët sakrifikuan për
Kosovën e Lire dhe sot ndodhen të burgosur në Hagë. Znj. Osmani ku ishit Ju kur UÇK dhe
kater liderën luftonin për Kosovën e Lirë !!!? Z. Kurti, ju çfar bënin kur Kosova digjej dhe
shqiptarët e saj vriteshin e shkeleshin me tak nga ushtria kriminal serbe!!!?
Duke menduar se Kurti & Osmani janë para dëshprimit dhe dështimit historik, le të presin se
Kosova dhe populli I saj, do të dijnë të votojnë përsëri për qeverinë dhe për presporitetin e vendit
sepse koha hiken e shpresat ngelen në sirtar.