
Shqipëria ka shënuar një rekord të ri turistik në vitin 2025, me mbi 12 milionë vizitorë të huaj, sipas autoriteteve zyrtare.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se shifra tejkalon ndjeshëm vitin 2024 dhe tregon se vendi po konsolidohet si destinacion turistik gjatë gjithë vitit. Sipas tij, rritja nuk lidhet vetëm me sezonin veror, por edhe me ofertën në turizmin kulturor, natyror, kulinar dhe sportiv.
Në vitin 2024, Shqipëria u vizitua nga 11.7 milionë turistë të huaj. Qeveria e ka shpallur turizmin prioritet strategjik dhe synon që deri në vitin 2030 vendi të kthehet në destinacionin kryesor turistik të Ballkanit.