
Kosova dhe Serbia janë dakorduar të vënë në punë Komisionin e përbashkët për Personat e Pagjetur nga lufta e Kosovës, tha në Bruksel kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi.
Ai tha se javën e ardhshme do të caktohen prioritetet e para të punës së komisionit. Marrëveshja u konfirmua pas takimeve të ndara të ndërmjetësit të BE-së, Peter Sorensen, me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë.
Komisioni parashikohet nga një marrëveshje e arritur në vitin 2024 në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi.