
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në SHBA nga një stuhi e fuqishme dimërore, ndërsa mbi 800 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Autoritetet raportojnë viktima në Luiziana, Teksas, Tenesi dhe Kansas. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëron kushte “kërcënuese për jetën”, me dëborë, akull dhe temperatura ekstreme.
Mbi 11 mijë fluturime janë anuluar, qindra aksidente janë regjistruar në disa shtete dhe shkollat janë mbyllur. Gati gjysma e shteteve kanë shpallur gjendje emergjence.
Ekspertët thonë se stuhia lidhet me një vorbull polare, që ka sjellë ajër arktik deri në jug të vendit, duke ulur temperaturat shumë nën mesataren sezonale.