
Ushtria izraelite vijon sulmet ajrore dhe artilerike në Rripin e Gazës, pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.
Sipas burimeve lokale, ushtria izraelite ka goditur me artileri zonat lindore të Khan Yunis në jug, ndërsa avionë luftarakë kanë kryer sulme ajrore në Rafah. Zjarri është raportuar edhe në lagjen Tuffah në qytetin e Gazës dhe në zonat lindore të kampit të refugjatëve Bureij, ku u përdorën helikopterë dhe mjete ushtarake.
Nuk ka të dhëna të menjëhershme për viktima.