
Bullgaria ka dërguar një kontingjent ushtarak në misionin e KFOR në Kosova, njoftoi agjencia BTA.
Ceremonia e nisjes u mbajt në Pleven. Trupat do të integrohen në batalionin shumëkombësh të Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it. Sofja tha se angazhimi synon forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të detyrimeve ndaj NATO.