03.11.2026
Rajoni

Greqi: Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e një anijeje pranë Kiosit

Të paktën 15 persona humbën jetën pasi një anije e Rojës Bregdetare u përplas me një motoskaf që transportonte emigrantë pa dokumente pranë ishullit të Kiosit, në Greqi.

Ngjarja ndodhi të martën rreth orës 21:00, në zonën detare pranë Mersinidit, në Kiosin lindor. Nga deti u nxorën 14 trupa – 11 burra dhe tre gra – ndërsa një grua e plagosur rëndë vdiq më vonë në spital.

Dhjetëra persona të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë, u shtruan në spital. Disa prej tyre iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të plagëve të rënda. Dy oficerë të Rojës Bregdetare u plagosën lehtë.

Operacionet e kërkimit vijuan gjatë natës, ndërsa numri i saktë i personave në motoskaf mbetet i paqartë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.