03.11.2026
Rajoni

Kurti: Kosova e hapur për partneritete dhe investime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se Kosova është e hapur për partneritete të mëdha infrastrukturore dhe investime serioze nga Evropa dhe Ballkani, duke theksuar se vendi ka tashmë stabilitet institucional dhe orientim të qartë evropian.

Duke folur në Ditën e Biznesit Francez, Kurti u shpreh se Kosova po zgjeron bashkëpunimin tregtar dhe synon të krijojë një mjedis të sigurt dhe të besueshëm për bizneset.

Ndërkohë, në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore, mbetet e paqartë se si do të formohen institucionet e reja, përfshirë qeverinë dhe presidencën, proces për të cilin Kurti është shprehur optimist.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.