
Një rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë, do të dorëzohet sot në Gjykatën Speciale në Hagë me kërkesë për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Dokumenti do të paraqitet nga veprimtari Sali Bislimi, i cili tre vite më parë iu drejtua Qeverisë zvicerane për këtë çështje.
Nënshkruesit vijnë nga të gjitha partitë politike në Zvicër.
Rezoluta kërkon proces të paanshëm dhe të barabartë në përputhje me standardet e drejtësisë.