
Kosova mbush 18 vjet nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, pas një procesi që pasoi luftën e viteve 1998–1999 dhe ndërhyrjen 78-ditore të NATO-s. Deri tani, mbi 120 shtete e kanë njohur si shtet të pavarur.
Autonomia e vitit 1974 u shfuqizua në 1989 nga regjimi i Slobodan Millosheviçit. Lufta la rreth 13 mijë të vrarë dhe mbi një milion të zhvendosur. Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se shpallja e pavarësisë nuk shkelte të drejtën ndërkombëtare.
Në vitin 2025, Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet njohën pavarësinë e Kosovës. Po atë vit u mbajtën dy zgjedhje parlamentare dhe një lokale. Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit 2025, Lëvizja Vetëvendosje formoi qeverinë në shkurt 2026.
Dialogu Kosovë-Serbi, i nisur në 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, mbetet i bllokuar. Në janar 2026, palët ranë dakord të funksionalizojnë komisionin e përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës.