03.11.2026
Rajoni

Thaçi: Jam plotësisht i pafajshëm

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi në fjalën përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë se është “plotësisht i pafajshëm”.

Thaçi, i cili gjykohet me tre ish-udhëheqës të UÇK-së, tha se në fillim të luftës ishte student në Zvicër dhe jo organizator i kontrollit në Kosovë, siç pretendon Prokuroria.

Ai theksoi se kundërshtari i vetëm i tij dhe i UÇK-së ishte regjimi i Sllobodan Millosheviqit dhe se mobilizimi i UÇK-së erdhi si pasojë e politikave të tij.

Thaçi tha se është krenar për pjesëmarrjen në rezistencë dhe akuzoi Prokurorinë për mbështetje në dëshmi të fabrikuara.

Ai foli edhe për periudhën pasluftës dhe sfidat e shtetndërtimit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.