03.11.2026
Rajoni

Sot skadon afati për zgjedhjen e presidentit në Kosovë

Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ndërsa deri tani është propozuar vetëm një kandidat.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se kandidatura e vetme e dorëzuar është ajo e deputetit Glauk Konjufca, e mbështetur nga 30 deputetë të Lëvizja Vetëvendosje dhe nga grupi multietnik.

Haxhiu theksoi se procedura e votimit nuk mund të nisë pa të paktën dy kandidatë të propozuar me nënshkrimet e nevojshme të deputetëve.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.