03.11.2026
Rajoni

Dështon seanca për zgjedhjen e presidentit në Kosovë

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zhvillojë votimin për presidentin e ri për shkak të mungesës së kuorumit.

Në seancë ishin të pranishëm 65 deputetë, ndërsa për vazhdimin e votimit nevojiten të paktën 80. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje deputetëve të marrin pjesë, duke theksuar se prania është detyrim kushtetues.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy kandidatë për president: Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.

Ndërkohë, presidentja aktuale Vjosa Osmani ka kërkuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, por Kuvendi nuk arriti të procedojë amendamentet për shkak të mungesës së votave të nevojshme.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.