
Mbi 42 mijë persona vizituan muzetë dhe sitet historike në dy muajt e parë të vitit, sipas të dhënave zyrtare.
Shifrat tregojnë një interes të qëndrueshëm për turizmin kulturor, me pjesën më të madhe të vizitorëve në muzetë kombëtarë.
Muzetë tërhoqën mbi 21 mijë vizitorë, ndërsa parqet arkeologjike rreth 14 mijë. Kalatë dhe monumentet regjistruan më pak se 7 mijë vizita.
Tre destinacionet më të vizituara ishin Parku Arkeologjik i Shkodrës, muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe kalaja e Gjirokastrës.
Autoritetet thonë se trendi mund të vijojë edhe në muajt në vijim, ndërsa turizmi kulturor mbetet një nga sektorët në rritje.