
Sot shënohen 27 vjet nga nisja e fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.
Sulmet filluan më 24 mars 1999, pasi përpjekjet diplomatike për të ndalur konfliktin kishin dështuar.
Fushata zgjati deri në qershor të atij viti, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës dhe forcat serbe nisën tërheqjen nga Kosova.
Ndërhyrja e NATO-s konsiderohet si operacioni i parë i madh ushtarak i aleancës dhe kishte si qëllim ndalimin e dhunës dhe spastrimit etnik.
Gjatë konfliktit, mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shumë të tjerë humbën jetën ose rezultojnë ende të zhdukur.
Pas luftës, Kosova u vendos nën administrim ndërkombëtar, duke shënuar një moment kyç për zhvillimet në rajon.