
Shtëpia e Bardhë tha se planet për bisedime me Iranin vijojnë, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet të konsiderohet përfundimtar.
Deklarata vjen pas mesazheve kontradiktore nga Uashingtoni dhe Teherani mbi mundësinë e dialogut.
Presidenti Donald Trump tha më herët se kishte zbutur kërcënimet për sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane pas bisedimeve që i cilësoi produktive.
Irani i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur lajme të rreme, por zyrtarë në Teheran thonë se kanë marrë sinjale përmes ndërmjetësve.
Ndërkohë, tensionet po reflektohen edhe në tregjet e energjisë.
Çmimi i naftës u rrit sërish mbi 100 dollarë për fuçi, pas luhatjeve të ditëve të fundit.